Lajme

Emigracion: Pauza nuk vlen për vendimet e vjetra të dëbimit: “Të gjithë mund të paraqesin një kërkesë të re”

todayMarch 12, 2026 112

Background
share close

Vendimi i partive të marrëveshjes Tidö për të pezulluar të ashtuquajturat dëbime të adoleshentëve nuk përfshin të rinjtë që tashmë kanë marrë një vendim për dëbim nga Suedia. Kryeministri i Suedisë,Ulf Kristersson , tha për agjencinë suedeze të lajmeve (TT) se çdo person është i lirë të paraqesë një kërkesë të re për leje qëndrimi.

Megjithatë, sipas tij, personat që tashmë kanë marrë një vendim për dëbim duhet së pari të largohen nga vendi dhe pastaj të aplikojnë përsëri.

“Besoj se të gjithë e kuptojnë që ligji i vjetër vazhdon të zbatohet derisa të hyjë në fuqi ligji i ri”, tha Kristersson.

Partitë e marrëveshjes Tidö njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje për të gjetur një zgjidhje për dëbimet e diskutueshme të adoleshentëve. Pas këtij njoftimi, Migrationsverket vendosi të pezullojë përkohësisht të gjitha vendimet për dëbim në pritje të rregullave të reja.

për dëbimet e adoleshentëve,  çfarë ka ndodhur?

  • Më 6 mars 2026, partitë e marrëveshjes Tidö ranë dakord të pezullojnë dëbimet e adoleshentëve derisa të bëhet një ndryshim në ligj. Ky ndryshim pritet të përfshijë një mundësi për të rinjtë që janë rritur në Suedi dhe kanë lidhje të forta me vendin.
  • Ky vendim erdhi pas një debati të madh politik, pasi disa propozime të opozitës u hodhën poshtë dhe pati kritika të forta nga opozita, bizneset dhe edhe nga disa pjesë të partive në qeveri.
  • Migrationsverket njoftoi se rastet aktuale të dëbimit do të ndalen përkohësisht, sepse ndryshimi i ligjit mund të jetë në favor të të rinjve që preken nga këto vendime.
  • Opozita e mirëpriti vendimin, por kërkoi që të ndalen edhe dëbimet për të cilat tashmë është marrë vendim.
  • Sindikatat dhe kompanitë e teknologjisë kanë paralajmëruar se dëbimi i këtyre të rinjve mund të dëmtojë tregun e punës në Suedi dhe të krijojë probleme për ekonominë dhe zhvillimin e vendit.

Burimi: Omni/TT

Link: https://tt.omni.se/kristersson-fritt-att-skicka-in-ny-ansokan/a/JObld6

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%