Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rreth 311 mijë persona në Suedi morën kompensim nga a-kassa, sigurimi i papunësisë, gjatë vitit 2025. Kjo është një rritje prej 7,5% krahasuar me vitin e mëparshëm. Lajmi është bërë i ditur nga Sveriges a-kassor përmes një komunikate për shtyp.
Sipas të dhënave, rritja ishte edhe më e madhe në vitin 2024, kur numri i personave që morën këtë ndihmë u rrit me 23%.
Shefi i komunikimit, Johan Ahlgren, tha se tani mund të shihet se rritja e numrit të përfituesve është ngadalësuar dukshëm.
“Tani mund të konstatojmë se ritmi i rritjes ka rënë ndjeshëm”, tha ai.
Ai shtoi se kjo ulje e ritmit të rritjes ka ndodhur edhe pse papunësia në përgjithësi vazhdon të mbetet në një nivel të lartë.
Sipas të dhënave nga SCB, papunësia në Suedi aktualisht është 8,6%.
Burimi: Sverige A-Kassor, SCB
Link: https://news.cision.com/se/sveriges-a-kassor/r/7-5-procent-fler-fick-ersattning-fran-a-kassan-under-2025,c4320389
https://www.scb.se/hitta-statistik/statistik-efter-amne/arbetsmarknad/utbud-av-arbetskraft/arbetskraftsundersokningarna-aku/
Written by: admin