Lajme

Harroi syzet gjatë udhëtimit, rrezikon deri në 30 000 korona gjobë dhe humbje të patentës.

todayMarch 15, 2026 201

Background
share close

Një grua në Umeå të Suedisë rrezikon gjobë të madhe dhe humbjen e patentës pasi u kap duke drejtuar makinën pa syze, edhe pse patenta e saj ka kusht që ajo duhet të mbajë gjithmonë syze ose lente kontakti gjatë drejtimit të makinës.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes, më 14 mars, gjatë një kontrolli rutinë të policisë në zonën Väst-Teg në Umeå. Gjatë kontrollit policia zbuloi se gruaja kishte një kusht në patentë: ajo lejohet të drejtojë automjetin vetëm nëse mban syze ose lente kontakti. Në momentin e kontrollit ajo nuk kishte asnjërën prej tyre.

Për këtë arsye, policia e raportoi menjëherë për ngarje të paligjshme.

Shumë shoferë mendojnë se një rast i tillë është vetëm një gjobë e vogël, por sipas policisë shkelja është shumë më serioze. Shkelja e një kushti në patentë konsiderohet ligjërisht si ngasje e paligjshme.

Polici i trafikut, Johan Alm, shpjegon se rasti trajtohet pothuajse njësoj si kur një person drejton makinën pa pasur fare patentë.

Megjithatë, zakonisht vlerësimi është pak më i butë. Në vend të një gjobe të zakonshme, çështja zakonisht shkon në gjykatë. Për shkeljen e parë shpesh vendosen rreth 30 gjoba ditore. Për një person me të ardhura më të larta, kjo mund të arrijë deri në rreth 30 000 korona.

Përveç gjobës, ekziston edhe rreziku që Transportstyrelsen t’ia pezullojë patentën për një periudhë të caktuar.

Policia thotë se probleme të tilla nuk lidhen vetëm me syzet. Një shembull tjetër është kur një person ka patentë vetëm për makinë me kambjo automatike, por kapet duke drejtuar një makinë me kambjo manuale.

Një situatë që policia e has shpesh është kur njerëzit kanë bërë operacion në sy dhe tashmë shohin mirë pa syze, por nuk e kanë njoftuar këtë tek autoritetet.

Në këto raste, shoferi duhet të dërgojë një certifikatë të re të shikimit tek Transportstyrelsen për të hequr kushtin nga patenta. Derisa kjo të bëhet zyrtarisht, drejtimi i makinës pa syze konsiderohet shkelje e ligjit.

Në Suedi nuk ka kërkesë për kontrolle të rregullta të shikimit për të mbajtur patentën, ndryshe nga shumë vende të tjera. Megjithatë, sipas kontrollit të Bilprovningen të quajtur Synbesiktningen, rreth 600 000 suedezë kanë shikim shumë të dobët për të përmbushur kërkesat për patentë.

Burimi: Carup.se

Link: https://carup.se/maste-alltid-vara-pa-i-bilen-30-000-kr-i-boter/#google_vignette

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%