Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Naturskyddsföreningen ka zbuluar mbetje të 32 llojeve të ndryshme të pesticideve në ushqime të zakonshme si fruta, perime, miell gruri dhe vaj rappsolja. Kjo u raportua nga TV4 .
Sipas kontrollit të bërë, u analizuan 86 produkte ushqimore nga pesë zinxhirë të mëdhenj të dyqaneve ushqimore në Stockholm.
Rezultatet tregojnë se rrushi dhe mollët e kultivuara në mënyrë konvencionale (jo- ekologjike) ishin ndër produktet me më shumë mbetje të pesticideve.
Nga analiza doli se:
Megjithatë, të gjitha nivelet e pesticideve të gjetura ishin nën kufijtë e lejuar ligjorë. Por Naturskyddsföreningen paralajmëron për të ashtuquajturin “efekt kokteji”, që do të thotë se kombinimi i shumë kimikateve së bashku mund të ketë ndikim në shëndet, edhe nëse secili prej tyre është brenda kufijve të lejuar.
Studimi tregon gjithashtu se produktet ekologjike përmbajnë shumë më pak mbetje pesticidesh krahasuar me produktet e kultivuara në mënyrë konvencionale.
Burimi: TV4
Link: https://www.tv4.se/artikel/6Xio7QLSxEnOhJ2mMleliZ/bekaempningsmedel-i-mat-varnar-foer-skadlig-kemikaliecocktail
Written by: admin