Lajme

Studiuesi: Ushqimi në Suedi mjafton edhe në rast krize

todayMarch 17, 2026 15

Background
share close

Në rast se do të ndodhte një luftë ose krizë dhe Suedia nuk do të mund të importonte më ushqime, prodhimi vendas do të ishte i mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë popullsinë. Kështu shprehet studiuesi Rasmus Elisasson nga Universiteti Suedez i Shkencave Bujqësore, në një intervistë për gazetën SvD.

Sipas tij, në një skenar ekstrem krize, ku njerëzit do të konsumonin vetëm ushqimet e prodhuara brenda vendit, prodhimi vjetor bujqësor i Suedisë do të mbulonte nevojat për energji dhe proteina për rreth 20 milionë njerëz.

Ai thekson se shpesh thuhet që rreth 40% e ushqimit që konsumohet në Suedi vjen nga importi. Por ai kujton gjithashtu se Suedia eksporton një pjesë të konsiderueshme të produkteve bujqësore.

Megjithatë, nëse importet do të ndalonin, qytetarët do të duhej të përshtateshin me një mënyrë tjetër jetese, duke konsumuar shumë më pak produkte si vera, kafeja, çokollata dhe frutat tropikale.

Burimi: SVD

Link: https://www.svd.se/a/n1ynz5/slu-rapport-sverige-klarar-matforsorjningen-i-kris

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%