Lajme

Shtetësia suedeze mund të hiqet në rast krimesh të rënda ose nëse personi ka dhënë të dhëna të rreme. Ndryshimi pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2028.

todayMarch 18, 2026 54

Background
share close

Personat me shtetësi të dyfishtë mund të humbasin shtetësinë suedeze për dy arsye, sipas një njoftimi nga hetuesi i qeverisë.

Së pari, shtetësia mund të revokohet nëse personi ka dhënë të dhëna të rreme ose nëse e ka marrë shtetësinë mbi baza të pasakta.

Së dyti, shtetësia mund të hiqet në rast të kriminalitetit të rëndë që dëmton “interesat jetike” të shtetit. Kjo përfshin vepra kundër sigurisë së shtetit, vepra terroriste dhe disa krime të lidhura me bandat, sipas raportimeve të TT.

Ndërkohë që hetimi ka qenë në proces, qeveria ka punuar edhe për ndryshimet ligjore. Në dhjetor, partitë e Marrëveshjes së Tidö-s propozuan që shtetësia të mund të revokohet në rast të krimeve të rënda. Për këtë nevojitet një ndryshim në kushtetutë. Ata propozuan që rregullat e reja të hynin në fuqi më 1 janar 2027.

Hetuesja Anita Linder propozon që ndryshimet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2028.

Sipas saj, autoriteti që duhet të marrë vendimet për revokimin e shtetësisë duhet të jetë Agjencia Suedeze e Migracionit (Migrationsverket).

Burimi: Regeringen/Omni/TT/SVT

Link: https://regeringen.se

https://tt.omni.se/da-ska-gangtopparnas-medborgarskap-kunna-tas/a/gkwe29

https://www.svt.se/nyheter/inrikes/regeringen-vill-andra-grundlagen-presstraff-med-gunnar-strommer-m

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%