Lajme

Liberalët rriten pak në sondazh. Ja si rënditen të gjitha partitë në sondazh?

todayMarch 20, 2026 5

Background
share close

Partia Liberalerna ka shënuar një rritje të vogël prej 0,2 pikë përqindjeje në sondazhin më të fundit të realizuar nga TV4 dhe Novus.

Ky është një nga sondazhet e para që publikohet pasi liderja e partisë, Simona Mohamsson, njoftoi javën e kaluar se partia nuk do ta mbajë më “vijën e kuqe” kundër bashkëpunimit me Sverigedemokraterna (SD). Ajo tha se tani është e mundur që SD të jetë pjesë e një qeverie të djathtë në të ardhmen.

Sipas Hjalmar Strid, ekspert i opinionit në Novus, kjo rritje tregon se nuk ka pasur largim të madh të votuesve nga partia pas këtij ndryshimi. Ai shton se mund të jetë edhe një zhvillim pozitiv për Liberalët.

Megjithatë, gjendja e partisë mbetet e vështirë. Ajo ka ende vetëm 2,3% të mbështetjes nga votuesit, një nivel shumë i ulët.

Në të njëjtin sondazh, si Socialdemojratët ashtu edhe SD kanë rënë me nga 1,9 pikë përqindjeje. Por kjo rënie është kompensuar nga rritja e partive të tjera në të dy blloqet politike, duke bërë që balanca mes tyre të mbetet e barabartë.

Rezultatet e sondazhit të marsit nga TV4/Novus:

  • Vänsterpartiet: 7,5% (+0,1)
  • Socialdemokratët: 32,7% (−1,9)
  • Miljöpartiet: 5,7% (+0,6)
  • Centerpartiet: 6,3% (+1,1)
  • Liberalët: 2,3% (+0,2)
  • Kristdemokraterna: 5,1% (+1,3)
  • Moderaterna 17,5% (0,0)
  • Demokratët e Suedisë (SD): 21,0% (−1,9)
  • Të tjerët: 1,9% (+0,5)

Ndryshimet në përqindje janë krahasuar me muajin e kaluar.

Sondazhi është realizuar nga Novus me 2 188 persona të intervistuar në periudhën 14–18 mars.

Burimi: Tv4/ Novus

Link: https://www.tv4.se/artikel/qk8CbqFDiqynypPaHunGC/liberalerna-oekar-efter-sd-beskedet-skulle-kunna-vara-positivt

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%