Lajme

Mos harroni më 16 prill, ndërrimi i gomave është i detyrueshëm.

todayMarch 22, 2026 53

Background
share close

Pranvera po vjen, dhe me të shumë shoferë suedezë duhet të ndërrin gomat e dimrit me goma vere. Mos ta harroni, sepse nëse e vononi, mund të merrni gjobë.

Sipas një studimi të Vianor, kur zgjedhin goma vere, suedezët vendosin më shumë për sigurinë sesa për çmimin:

  • 50% e të pyeturve thonë se është më e rëndësishme koha e frenimit dhe sjellja e parashikueshme e makinës në rrugë të lagështa.
  • 24% zgjedhin konsum të ulët karburanti, dhe 21% e marrin parasysh vetëm çmimin.

Gomat me gozhdë ( Thumba) duhet të hiqen deri më 16 prill, përveç nëse rrugët janë ende me borë ose akull.

Rëndësia e gomave në lagështi

Në verën suedeze ka shpesh shi dhe ndryshime të shpejta të motit. Koha e frenimit në rrugë të lagështa mund të jetë dyfish më e gjatë se në rrugë të thata. Kontrolloni klasën e gomës për ujë te etiketimi EU. Kur gomat janë të konsumuar, rritet rreziku i hidroplanimit.

Makina elektrike

Makina elektrike janë 10–30% më të rënda se ato me benzinë ose dizel dhe japin fuqi direkt, gjë që konsumon më shumë gomat.

  • Zgjidhni goma cilësore me indeks të duhur ngarkese.
  • Gomat e duhura ndikojnë edhe në distancën që mund të përshkoni me një karikim.

Çfarë të kontrolloni kur ndërroni goma

  • Thellësia e gropave: Minimum 1,6 mm, por rreziku i hidroplanimit rritet dukshëm nën 4 mm.
  • Mosha e gomave: Ndërroni pas 6 vjet përdorim ose 10 vjet nga prodhimi.
  • Dëmtimet: Çarje, gunga ose konsum i pabarabartë mund të jenë të rrezikshme.

Kontrolloni gomat të paktën një herë në muaj  një masë e thjeshtë që mund të shpëtojë jetë.

Burimi: Nyheter24

Link: https://nyheter24.se/nyheter/motor/1468900-bilagare-glom-inte-detta

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%