Lajme

Qeveria ul taksat për karburantet dhe sjell mbështetje për energjinë

todayMarch 23, 2026 61

Background
share close

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, njoftoi se qeveria do të ndërmarrë disa masa të reja për të ndihmuar ekonominë dhe familjet. Ai tha se do të ofrohet një “mbështetje e fortë për energjinë elektrike” dhe se taksat për benzinën dhe naftën do të ulen deri në nivelin minimal të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, situata ndërkombëtare, veçanërisht ajo në Lindjen e Mesme, po ndikon dhe po vë në provë ekonominë e Suedisë.

Lideri i SD, Jimmie Åkesson, shpjegoi se ulja e taksës për karburantet pritet të sjellë një ulje çmimi prej rreth 1 kronë për çdo litër benzinë dhe 40 öre për çdo litër naftë. Ai shtoi gjithashtu se është bërë kërkesë për ulje edhe më të madhe të taksave në të ardhmen.

Ndërkohë, Ebba Busch nga KD tha se mbështetja e re për energjinë elektrike do të kushtojë 3,4 miliardë. Kjo masë do të zbatohet paralelisht me skemën ekzistuese për mbrojtje nga kostot e larta. Ajo theksoi se familjet nuk kanë nevojë të aplikojnë për ta përfituar këtë ndihmë.

”Ne shohim se duhen disa masa për të mbështetur familjet”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Simona Mohamsson nga (L) bëri të ditur se do të vendoset edhe një bonus më i madh për makinat elektrike. Qëllimi është të ulet presioni mbi tregun e naftës.

Në fund, kryeministri Kristersson konfirmoi se të gjitha këto tre masa do të përfshihen në buxhetin e pranverës.

Burimi: regeringen.se

Link: https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/03/presstraff-om-atgarder-mot-hojda-energipriser/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%