Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Banka e madhe SEB po ndjek tani institucionet e tjera dhe po rrit normat e interesit për kreditë e banesave me interes të fiksuar.
Në faqen e saj zyrtare, banka shkruan se rritja është nga 0,25 deri në 0,40 pikë përqindjeje për periudha fikse nga një deri në dhjetë vjet. Për shembull, një kredi me afat njëvjeçar rritet me 0,25 pikë përqindjeje, duke arritur në 3,54%.
Këto janë të ashtuquajturat norma bazë të bankës, pa përfshirë çmime individuale apo zbritje.
Ndërkohë, ashtu si shumë banka të tjera, SEB ka vendosur të mos ndryshojë normën me afat tre mujor, duke e mbajtur në 3,84%.
Edhe Länsförsäkringar Bank ka rritur një nga normat e saj të kredive për banesa. Norma me afat tre mujor është rritur me 0,15 pikë përqindjeje, duke arritur në 3,99%.
Ndryshe nga të tjerët, Landshypotek ka vendosur të rrisë edhe normën me afat tre mujor, e cila në këtë bankë është rritur me 0,15 pikë përqindjeje.
Burimi: Aftobladet direkt
Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/Rr77qd/aftonbladet-direkt
Written by: admin