Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një veprim i thjeshtë në makinë mund t’ju sjellë gjobë. Policia u bën thirrje shoferëve që të kontrollojnë mirë dritat e makinës, për të shmangur një gabim shumë të zakonshëm dhe shpesh të sikletshëm.
Sipas policit të trafikut, Joakim Abrahamsson, shumë drejtues mjetesh kapen gjatë kontrolleve duke bërë të njëjtin gabim.
“Ky është një gabim shumë i zakonshëm. Kur bëjmë kontrolle, vendosim gjoba”, thotë ai.
Problemi është se shumë makina në Suedi qarkullojnë me dritat e mjegullës dhe dritat e ulëta (halvljus) të ndezura njëkohësisht. Por kjo është e ndaluar me ligj. Gjithashtu, përdorimi i dritave të mjegullës kur nuk ka mjegull nuk lejohet.
“ Është shumë e zakonshme dhe ne vendosim gjoba kur kemi mundësi. Kjo ndodh kryesisht gjatë kontrolleve. Nëse një makinë vjen me të dyja dritat ndezur, atëherë vendoset gjobë. Këto janë shkelje që i trajtojmë në mënyrë rutinë”, shpjegon polici.
Ligji që ndalon përdorimin e dritave të mjegullës bashkë me dritat e ulëta është në fuqi që nga viti 1995. Ky rregull bazohet në studime nga Instituti Shtetëror për Studime të Rrugëve dhe Transportit (VTI), sipas të cilave këto drita mund të verbojë drejtuesit e tjerë dhe madje e dobësojnë efektin e njëra-tjetrës.
Megjithatë, rreth 10% e makinave ende qarkullojnë me të dyja dritat ndezur.
“Nuk mund ta ndjekim gjithmonë këtë shkelje. Është njësoj si të ngasësh shumë afër makinës përpara në autostradë. Nëse do ta ndëshkonim gjithmonë, nuk do kishim kohë për asgjë tjetër”, thotë ai.
Polici tregon se shumica e shoferëve nuk e bëjnë këtë me qëllim.
“Ata zakonisht nuk e dinë. Thjesht i ndezin dritat e mjegullës dhe i lënë ndezur. Kur i ndalojmë, duken të habitur dhe të pasigurt”, shprehet ai.
Gjoba për këtë shkelje është ndër më të ulëtat në rregulloren e trafikut, por gjithsesi e ndjeshme: 500 krona.
“Është një gjobë e vogël, por është shkelje ligji dhe duhet të zbatohet. Dritat e mjegullës dhe ato të ulëta nuk funksionojnë mirë kur përdoren bashkë”, shton ai.
Eksperti teknik Carl Erik Stjernvall nga M Sverige shpjegon më tej:
Dritat e mjegullës ndriçojnë afër makinës dhe anash, ndërsa dritat e ulëta ndriçojnë më larg. Nuk janë menduar të përdoren kur nuk ka mjegull.
Sipas tij, përdorimi i gabuar i dritave mund të krijojë edhe konfuzion në trafik.
“Rregullat thonë që duhet të përdoren vetëm dy burime drite. Është njësoj si të ngasësh me një fener të vetëm edhe kjo është e ndaluar”, përfundon eksperti.
Burimi: Carup
Link:https://carup.se/forbjudna-knappen-bilen-sa-hoga-ar-boterna/#google_vignette
Written by: admin