Lajme

Danske Bank: Riksbanken pritet të rrisë normën e interesit tri herë këtë vit

todayMarch 27, 2026 25

Background
share close

Danske Bank ka publikuar një parashikim të ri ku thotë se Riksbanken pritet të rrisë normën e interesit në 2.0% që në vendimin e ardhshëm që do të merret në muajin maj.

Sipas bankës, pas kësaj rritjeje do të ketë edhe dy rritje të tjera gjatë verës. Kjo do të bëjë që norma e interesit të arrijë në 2.5% deri në muajin gusht.

Më herët, Danske Bank kishte parashikuar që Riksbanken do ta rriste normën vetëm në dhjetor të këtij viti dhe pastaj edhe një herë në mars të vitit të ardhshëm. Por tani parashikimi ka ndryshuar. Sipas skenarit të ri, pritet që gjatë vitit 2027 të ketë edhe dy ulje të normës së interesit.

Në këtë parashikim të përditësuar, banka shpjegon se ndryshimi vjen për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, e cila ka sjellë rritje të çmimeve të energjisë.

Banka thekson se skenari më i mundshëm tani është ulja e trafikut në Ngushticën e Hormuzit dhe rritja e presionit mbi zinxhirët e furnizimit.

Burimi: Danske Bank

Link: https://research.danskebank.com/research/#/Research/articlepreview/52db8500-87be-498c-9616-ef0373e9294b/EN

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%