Lajme

Shoferi i taksisë Mansour humb lejen e përhershme. Masur po ngiste shpejt dhe gjoba e policisë i bëhen pengesë.

todayMarch 27, 2026 251

Background
share close

Një shofer taksie në Suedi, ka marrë dy herë refuzim nga Bordi Suedez i Migracionit për kërkesën e tij për leje të përhershme qëndrimi. Arsyeja janë katër gjoba trafiku që ai ka marrë ndër vite. Tani ai jeton me frikën se mund të deportohet në të ardhmen.

Mansour thotë se një leje e përhershme do t’i jepte mundësinë të ndërtonte një jetë më të qëndrueshme.

“Nëse do të kisha një leje të përhershme qëndrimi, do të mund të studioja dhe të krijoja një jetë të qëndrueshme, në vend që të ngas taksi nën stres të madh”, shprehet ai.

Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Mansour, emri i vërtetë i të cilit nuk bëhet publik, u zhvendos në Suedi së bashku me familjen e tij. Sot, të gjithë anëtarët e familjes së tij, përveç tij, kanë marrë shtetësinë suedeze.

Ai filloi të punojë si shofer taksie pesë vjet më parë, me shpresën se kjo do ta ndihmonte të plotësonte kushtet për leje të përhershme qëndrimi.

“Më duhej një kontratë e përhershme pune për të qenë në gjendje të merrja lejen”, thotë ai.

Katër shkelje në trafik

Deri në vitin 2024, Mansour kishte marrë katër gjoba trafiku. Dy prej tyre ishin për tejkalim shpejtësie, një për kalim në semafor të kuq dhe një për drejtim në një korsi të transportit publik.

Ai thotë se puna si shofer taksie e bën më të lehtë të bësh gabime të tilla.

“Si shofer taksie, është shumë e mundur të bëjmë më shumë gabime, sepse ngasim të paktën 300 kilometra çdo ditë. Kjo nuk duhet të jetë arsye për refuzimin e lejes së përhershme”, thotë Mansour.

Frikë nga deportimi

Aktualisht, ai ka një punë të përhershme si shofer taksie në një kompani, por jeton me frikë të vazhdueshme se kërkesa e ardhshme për zgjatjen e lejes së qëndrimit mund të refuzohet dhe ai mund të deportohet.

Ndërkohë, ai thotë se vëllezërit dhe motrat e tij janë integruar plotësisht në shoqërinë suedeze. Ata kanë përfunduar studimet universitare dhe kanë mundësi të mira për të ardhmen.

“Por unë jam i bllokuar në situatën time aktuale”, thotë ai.

Qëndrimi i autoriteteve

Sipas Bordit Suedez të Migracionit, për të marrë një leje të përhershme qëndrimi, një person duhet të jetojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të jetë në gjendje të sigurojë jetesën e tij.

Për këtë arsye, edhe shkeljet e trafikut mund të ndikojnë në vendim.

“Në rastin e tij, si shofer profesionist, gjobat e trafikut mund të ndikojnë në mundësitë e tij për të siguruar të ardhura në të ardhmen dhe kështu edhe jetesën”, thotë Jesper Tengroth, menaxher për shtyp në Bordin Suedez të Migracionit.

Përgatiti në shqip ekipi Informacion për Suedin

Burimi: SVT

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%