Lajme

Norvegjezët dynden në Suedi për karburant: radhë deri në një orë në Strömstad

todayMarch 28, 2026 50

Background
share close

Dallimet e mëdha në çmimin e benzinës mes Norvegjisë dhe Suedisë kanë bërë që shumë norvegjezë të shkojnë drejt qytetit kufitar Strömstad për të furnizuar makinat e tyre me karburant.

Sipas gazetës Expressen, në disa pika karburanti janë krijuar radhë shumë të gjata. Për shkak të fluksit të madh, një pjesë e një rrethrrotullimi është mbyllur, në mënyrë që shoferët të mos futen pa radhë dhe të shmangen konfliktet.

Shumë drejtues mjetesh kanë treguar se duhet të presin deri në një orë për të arritur të furnizohen me benzinë.

Sipas të njëjtit burim, çmimi i benzinës në Strömstad është rreth 18,74 korona suedeze për litër, ndërsa në Oslo është afërsisht pesë krona më i lartë. Ky dallim i madh çmimi është arsyeja kryesore pse shumë norvegjezë po kalojnë kufirin për të mbushur karburant në Suedi.

Burimi: Expressen/dinside.dagbladet

Link: https://www.expressen.se/nyheter/sverige/norrman-valler-in-i–sverige-for-att-tanka/

https://dinside.dagbladet.no/motor/aldri-sett-koen-sa-lang/84433439

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%