Lajme

Ndalim parakalimi në E4 gjatë Pashkëve, pritet trafik i rënduar

todayMarch 30, 2026 10

Background
share close

Gjatë Pashkëve do të vendoset ndalim parakalimi në autostradën E4, në pjesën mes Gävle dhe Tönnerbo.

Policia dhe Trafikverket  presin trafik të madh në rrugë, sepse shumë njerëz do të udhëtojnë me makinë drejt maleve për pushime.

Ky ndalim është vendosur që nga viti 2013, me qëllim që trafiku të lëvizë më qetë dhe të ulet rreziku i aksidenteve. Sipas policisë, gjatë viteve është parë qartë se aksidentet zvogëlohen kur të gjithë qëndrojnë në të njëjtën korsi.

“Gjatë viteve kemi parë se rreziku i aksidenteve ulet ndjeshëm kur të gjithë qëndrojnë në të njëjtin korsi”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Ndërkohë, në E4 në Jönkoping është marrë një masë tjetër: është ulur shpejtësia.

Orari i ndalimit të parakalimit:

  • Për trafikun drejt veriut: e mërkurë, 1 prill, ora 13:00–22:00.
  • Për trafikun drejt veriut: e enjte e Pashkëve, 2 prill, ora 13:00–22:00.
  • Për trafikun drejt jugut: dita e Pashkëve, 5 prill, ora 13:00–22:00.
  • Për trafikun drejt jugut: e hëna e Pashkëve, 6 prill, ora 13:00–22:00.

Burimi: Aftonbladet/Polisen

Link: https://polisen.se/aktuellt/nyheter/mitt/2026/mars/omkorningsforbud-pa-e4-i-pask-for-battre-flyt-och-okad-trafiksakerhet/

https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/Rr77qd/aftonbladet-direkt?pinnedEntry=1454829

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%