Lajme

Trena të rinj nate për në veri të Suedisë deri në vitin 2030. Do të përballojnë temperatura deri në minus 40 gradë.

todayApril 1, 2026 59

Background
share close

Trena të rinj nate që do të udhëtojnë mes Stokholmit dhe veriut të Suedisë pritet të hyjnë në përdorim në vitin 2030. Sipas raportimeve të P4 Norrland, ky projekt do të kushtojë rreth 5.5 miliardë krona.

Në total do të blihen 10 lokomotiva dhe 91 vagona. Këta trena do të prodhohen nga kompania spanjolle Talgo.

Më parë, Trafikverket (Administrata suedeze e transportit) ishte detyruar të ndalonte procesin e blerjes së trenave të rinj, sepse asnjë ofertë nuk i plotësonte kërkesat e vendosura.

Aktualisht, disa nga trenat e natës që përdoren për udhëtime drejt veriut janë rreth 40 vjet të vjetër. Ata janë ndërtuar dikur për transportimin e ushtarëve të rekrutuar.

Me trenat e rinj, udhëtarët do të kenë kushte më të mira. Do të ofrohen kabina me katër shtretër, kabina më komode (premium) me dy shtretër, si dhe kabina teke për një person.

Rikard Granlund deklaroi për SVT Nyheter Norrbotten se këta trena të rinj do të sjellin një përmirësim të madh në udhëtimet e natës.

Burimi: Sverigesradio/SVT

Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/klart-spanskt-foretag-gor-nya-nattagen

https://www.svt.se/nyheter/lokalt/norrbotten/spanskt-foretag-gor-nya-nattagen-ska-klara-minus-40

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%