Lajme

Suedi: Qindra mijëra familje rrezikojnë të mbeten pa mbështetje për energjinë elektrike

todayApril 3, 2026 171

Background
share close

Qindra mijëra familje në Suedi mund të mos përfitojnë nga mbështetja e propozuar e qeverisë për energjinë elektrike. Bëhet fjalë për familjet që jetojnë në banesa me qira ose në apartamente ku përdoret energji e përbashkët.

Sipas agjencisë TT, në propozimin që qeveria ka dërguar për shqyrtim thuhet se vetëm personat që kanë një kontratë individuale me rrjetin elektrik mund të përfitojnë nga kjo ndihmë. Kjo do të thotë se banorët që jetojnë në ndërtesa ku kontrata e energjisë është e përbashkët  dhe më pas u faturohet nga shoqata ose administrata mund të mbeten pa këtë mbështetje.

Kenny Fredman nga organizata e interesit “Bostadsrätterna” thotë se ky vendim është i vështirë për t’u kuptuar.

Ai thekson se këto familje kanë paguar po aq shtrenjtë për energjinë elektrike sa edhe familjet e tjera. Sipas tij, “qeveria po mbyll sytë” përballë këtij problemi.

Ndërkohë, TT ka kërkuar një koment edhe nga ministrja e energjisë dhe ekonomisë, Ebba Busch, por deri tani nuk ka pasur përgjigje.

Burimi: TT/Omni

Link: https://tt.omni.se/hundratusentals-far-inget-elstod-forstar-inte/a/zOOB2r

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%