Lajme

Rregulla të reja për VAB. Afati për aplikim shkurtohet në 30 ditë.

todayApril 3, 2026 125

Background
share close

Nga 1 prilli 2026 kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për prindërit që marrin kompensim për kujdesin ndaj fëmijëve të sëmurë (VAB).

Ndryshimi kryesor është se afati për të aplikuar është shkurtuar. Më parë prindërit kishin 90 ditë kohë, ndërsa tani duhet të aplikojnë brenda 30 ditëve nga dita e parë që kanë qëndruar në shtëpi me fëmijën.

Ligji i ri parashikon që kërkesa për pagesë duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë pas ditës së parë të mungesës nga puna për shkak të kujdesit për fëmijën. Kjo rregull vlen edhe për prindërit që aplikojnë për kompensimin prej dhjetë ditësh në rast lindjeje të një fëmije.

Sipas Försäkringskassan, shumë prindër gabojnë shpesh me datat kur kanë marrë VAB. Për këtë arsye, duke e shkurtuar afatin e aplikimit, synohet që të ulen gabimet dhe të bëhet procesi më i saktë.

Megjithatë, ligji parashikon edhe disa përjashtime të rëndësishme. Personat që kërkojnë kompensim për ditë zie pas humbjes së një fëmije, si dhe prindërit që kujdesen për një fëmijë me sëmundje të rëndë, nuk kanë kufizim kohe për të aplikuar.

Autoritetet theksojnë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm me afatet e reja dhe të aplikojnë në kohë, për të mos humbur të drejtën e kompensimit.

Burimi: Sydsvenskan

Link: https://www.sydsvenskan.se/sverige/nya-regler-kring-vab-det-har-galler/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%