Lajme

Politologu kritikon qeverinë: Injorimi i ekspertëve është problem i madh

todayApril 4, 2026 18

Background
share close

Qeveria e Tidös ka injoruar më shumë se qeveritë e mëparshme këshillat e ekspertëve të pavarur. Këtë e thotë Göran Sundström, profesor i shkencave politike në Universitetin e Stokholmit, në një deklaratë për DN.

Sipas tij, qeveria shpesh u jep detyra hetuesve që të paraqesin disa propozime të caktuara, pavarësisht mendimit të tyre personal. Ai paralajmëron se kjo mund të bie ndesh me kushtetutën.

Sundström e cilëson këtë zhvillim si një “problem shumë të madh”. Ai thekson se kjo situatë jo vetëm që çon në vendime më të dobëta, por gjithashtu sjell edhe shpërdorim të burimeve.

“Nëse qeveria nuk është e interesuar për mendime alternative dhe sinjale paralajmëruese, dhe tashmë ka vendosur paraprakisht çfarë do të bëhet  pse atëherë duhet të shpenzojmë para për hetime?”, shprehet ai.

Burimi: DN

Link: https://www.dn.se/sverige/regeringen-avfardade-klimatkritik-forskare-varnar-for-ny-trend/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%