Lajme

Stuhia Dave pritet të godasë një zonë më të madhe, anulohen udhëtime.

todayApril 5, 2026 162

Background
share close

Zona që pritet të preket nga stuhia Dave, e cila po hyn sot në perëndim të Suedisë, duket se do të jetë më e madhe sesa ishte parashikuar më herët nga SMHI, raporton GP.

Sipas meteorologes Hilda Westberg, sistemi i presionit të ulët po lëviz pak më në jug se sa pritej fillimisht. Kjo do të thotë se stuhia do të ndikojë në një zonë më të gjerë, përfshirë jugun e Göteborgut, rajonin e Hallandit dhe zonën e Sjuhäradit.

Ajo paralajmëron se rreth mesditës era do të forcohet ndjeshëm dhe në disa raste mund të arrijë fuqinë e një stuhie të fortë.

Sipas raportimeve të TT, trafiku lokal në zonat e prekura do të ndikohet. Kompanitë Västtrafik dhe Stena Line kanë njoftuar se do të anulojnë disa nga nisjet e tyre. Po ashtu, edhe Länstrafiken në Jönköping paralajmëron për anulime dhe vonesa në qarkullim.

Burimi: GP/TT/Omni/Sverigesradio/SVT/SMHI

Link:https://www.gp.se/nyheter/vastsverige/stormen-dave-pa-ingang-orange-varning-utfardad.de482a07-6fc4-46b7-b05d-47cc9e8a2065

https://www.sverigesradio.se/artikel/ekots-direktrapport-om-ovadret-dave

https://tt.omni.se/stormen-dave-narmar-sig-utokade-varningar/a/ExxV8P

https://www.svt.se/nyheter/inrikes/stormen-dave-fortsatter-sin-framfart

https://www.smhi.se/vader/prognoser-och-varningar/varningar-och-meddelanden/varningar

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%