Lajme

Opozita kryeson në matjen e re, ja sondazhi më i fundit nga SVT/Verian?

todayApril 11, 2026 171

Background
share close

Partia Liberale vazhdon të mbetet nën pragun zgjedhor, duke marrë vetëm 2,2% të mbështetjes në një matje të re nga SVT/Verian. Kjo ndodh pas ftesës që liberalët i kanë bërë Demokratëve të Suedisë për bashkëpunim në çështjen e qeverisë.

Ndërkohë, Moderatët kanë rënë me 0,2% dhe tani janë në 16,8%. Ky është rezultati më i ulët që kjo parti ka marrë në një matje të Verian gjatë shtatë viteve të fundit. Në anën tjetër, Partia e Qendrës ka fituar mbështetje nga votues të të dyja krahëve politikë dhe ka arritur rezultatin më të lartë gjatë këtij mandati.

Sipas kësaj matjeje, partitë e Marrëveshjes Tidö arrijnë së bashku 44,7%, ndërsa opozita merr 53,4%. Kjo i jep opozitës një avantazh prej 8,7 pikë përqindjeje.

Rezultatet e plota të matjes (ndryshimi nga muaji i kaluar në kllapa):

  • Partia e Majtë: 7,7 (0,0)
  • Socialdemokratët: 32,7 (+0,3)
  • Partia e Gjelbër: 6,1 (-0,4)
  • Partia e Qendrës: 6,8 (+0,9)
  • Liberalët: 2,2 (+0,1)
  • Kristian Demokratët: 5,7 (+0,4)
  • Moderatët: 16,8 (-0,2)
  • Demokratët e Suedisë: 20,0 (-1,1)
  • Të tjerët: 2,0 (0,0)

Si u bë matja:

Matja është realizuar nga 23 marsi deri më 6 prill 2026 dhe bazohet në rreth 3 000 intervista me persona të moshës 18 deri në 84 vjeç. Të anketuarit janë pjesë e një paneli Sifo, i cili përzgjidhet në mënyrë të rastësishme për të përfaqësuar popullsinë në nivel kombëtar.

Paneli në total ka rreth 85 000 persona.

Pyetja që u është bërë pjesëmarrësve ishte:

“Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?”

Burimi: SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/svtverian-inget-lyft-for-l-trots-narmandet-till-sd

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%