Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shumë familje do të kenë më shumë para në dorë falë ndryshimeve në buxhetin e pranverës. Qeveria ka ulur taksën për karburantin dhe ka vendosur një ndihmë të re për energjinë elektrike. Këto masa pritet të lehtësojnë shpenzimet për shumë njerëz.
Sipas ekonomistit të financave personale në Länsförsäkringar, Stefan Westerberg, përfitimi nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë. Sa para shtesë do të marrë një familje varet shumë nga mënyra si jeton dhe sa shpesh përdor makinën. Ai thekson se familja tipike me dy fëmijë është ajo që përfiton më shumë nga këto ndryshime.
Nga ana tjetër, jo të gjithë dalin fitues. Personat e papunë do të marrin më pak para, pasi kompensimi i papunësisë (a-kassa) do të ulet pas 100 ditësh. Sipas Westerberg, kjo është edhe kategoria që preket më negativisht nga buxheti i ri.
Burimi: Omni/TT/Regeringen.se
Link: https://tt.omni.se/mer-pengar-i-planboken-men-inte-for-alla/a/ArbR5A
https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/03/presstraff-om-atgarder-mot-hojda-energipriser/
Written by: admin