Lajme

Punëdhënësit kërkojnë ulje në vënd të rritjes së pagave, përshkallëzohet konflikti.

todayApril 11, 2026 110

Background
share close

Prilli pritet të jetë një muaj i mirë për familjet, pasi ato do të përfitojnë paga të reja, rimbursim taksash dhe inflacion të ulët. Kjo do të thotë më shumë para në dispozicion për shumë njerëz.

Por në të njëjtën kohë, po rritet konflikti mes punëdhënësve dhe sindikatave para negociatave të ardhshme për marrëveshjet kolektive të punës. Punëdhënësit kërkojnë që kërkesat për rritjen e pagave të jenë më të ulëta, edhe pse kompanitë kanë pasur fitime dhe kanë shpërndarë dividentë më të mëdhenj. Këtë e raporton radio suedeze, Sveriges Radio.

Kryeekonomisti i organizatës së punëdhënësve Svenskt Näringsliv, Sven-Olof Daunfeldt, thotë se niveli aktual i kërkesave për paga është shumë i lartë.

“Ne nuk mund të jemi në këto nivele. Tani duhet të ulim për të ruajtur konkurrueshmërinë,” u shpreh ai në programin Ekonomiekot Extra.

Nga ana tjetër, sindikata IF Metall ka një qëndrim tjetër. Sekretari i saj për marrëveshjet, Simon Pettersson, thotë se ata synojnë rritje pagash që njëkohësisht forcojnë konkurrueshmërinë e industrisë dhe përmirësojnë pagat e anëtarëve të tyre.

Sipas të dhënave, rritjet e pagave për këtë vit pritet të jenë rreth 3%, një nivel më i ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Burimi: Sverigesradio

Link: https://www.sverigesradio.se/avsnitt/sa-forhandlar-du-upp-lonen

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%