Lajme

Eksperti: Arbetsförmedling po ndërhyn shumë vonë për të papunët

todayApril 17, 2026 21

Background
share close

Një ekspert  kritikon mënyrën si funksionon Arbetsförmedlingen, duke thënë se sistemi aktual ndihmon vetëm një pjesë të vogël të punëkërkuesve. Sipas tij, për shumicën e njerëzve kjo mënyrë pune çon në papunësi më të gjatë sesa duhet.

Per Möller, këshilltar karriere (karriärcoach), e ka shprehur këtë kritikë në një artikull debati në gazetën SvD. Ai thotë se ndihma më e fortë dhe më efektive u jepet njerëzve vetëm pasi ata kanë qëndruar gjatë pa punë.

Sipas tij, kjo është një qasje e gabuar.

“Politikat e tregut të punës fokusohen te papunësia afatgjatë, që është një problem i madh. Por kjo lloj papunësie nuk ndodh menjëherë ajo rritet javë pas jave. Çdo javë që një person mbetet pa punë, shanset për t’u kthyer në punë bëhen më të vogla,” shpjegon ai.

Möller propozon që vëmendja të përqendrohet më shumë te papunësia afatshkurtër, pra në fazën e parë kur një person humbet punën.

Ai e krahason situatën me një krizë shëndetësore:

“Në çdo krizë tjetër bëhet një diagnozë e menjëhershme dhe personi merr trajtimin e duhur pa vonesë. Edhe papunësia duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë,” thotë ai.

Burimi: SVD

Link: https://www.svd.se/a/oEKmGm/arbetslosa-maste-fa-hjalp-snabbare-dagens-system-maste-goras-om-skriver-jobbcoach

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%