Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Centerpartiet ka propozuar që të rinjtë nga mosha 15 deri në 19 vjeç të mos paguajnë taksa për pagat e tyre kur punojnë gjatë verës ose në punë të pjesshme.
Sipas P3 Nyheter, ky propozim do të paraqitet në buxhetin hije të partisë.
Kryetarja e partisë, Elisabeth Thand Ringqvist, tha se kjo masë synon të ndihmojë të rinjtë të hyjnë më lehtë në tregun e punës dhe t’u tregojë atyre se puna shpërblehet.
“E bëjmë këtë sepse është shumë e rëndësishme që të rinjtë të hyjnë në tregun e punës dhe të kuptojnë se ia vlen të punosh,” u shpreh ajo.
Po ashtu, partia propozon që kontributet e punëdhënësit për adoleshentët të hiqen plotësisht.
Ende nuk është e qartë se sa do të kushtojë ky propozim, por pritet që detaje më të sakta të jepen në buxhetin e ardhshëm.
Burimi: Sverigesradio
Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/centerpartiet-alla-mellan-15-och-19-ska-slippa-betala-skatt
Written by: admin