Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Mështeknat, thupërat kanë filluar të lulëzojnë, sipas raportimit të Ekot. Kjo shënon nisjen e një periudhe të vështirë për shumë njerëz që vuajnë nga alergjia ndaj polenit. Sipas Shoqatës së Astmës dhe Alergjisë, çdo i treti suedez preket nga kjo gjendje.
Ekspertja e polenit, Agneta Ekebom nga Muzeu i Historisë Natyrore, shpjegon se nëse moti vazhdon të jetë me diell dhe i ngrohtë, kulmi i polenit do të arrihet brenda javës së ardhshme.
Nga ana tjetër, një tjetër eksperte e polenit, Åslög Dahl, thotë se nivelet e polenit këtë vit pritet të jenë mesatare.
Ajo shton se në ditët e ngrohta, kur në ajër lirohet më shumë polen, simptomat mund të ndihen më fort. Megjithatë, ajo thekson se ky nuk pritet të jetë një sezon ekstrem, sipas deklaratës së saj për DN.
Burimi: Sverigesradio, DN
Link:https://www.sverigesradio.se/artikel/pollensasongen-ar-igang-nu-blommar-bjorken
https://www.dn.se/sverige/pollenexperten-da-kommer-bjorksmockan/
Written by: admin