Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një sondazh i bërë nga Novus me porosi të TCO-së (Konfederata Qendrore e Sindikatave Profesionale), i raportuar nga TT, tregon se tre nga katër suedezë mendojnë se mënyra e të folurit në politikë është e pahijshme.
Një e katërta e personave që morën pjesë në sondazh thonë se toni i ashpër i politikanëve ua ul dëshirën për të votuar.
Shumë prej tyre thonë se debatet politike duken si “në nivel kopshti fëmijësh” dhe janë plot me shpifje dhe sulme personale. Pothuajse gjysma e të anketuarve thonë se nuk i shikojnë debatet politike sepse i konsiderojnë shumë agresive.
Sipas Dan Hasson, një prej autorëve të raportit, kjo lloj sjelljeje mund të përhapet edhe te politikanët e tjerë dhe te qytetarët.
Ai paralajmëron se në këtë mënyrë mund të rritet rreziku që në politikë të hyjnë persona jodemokratikë, të cilët janë më të aftë në këtë mënyrë sjelljeje sesa të tjerët.
Sondazhi tregon gjithashtu se 54% e njerëzve do të ndiqnin më shumë politikë nëse komunikimi dhe toni i debatit do të përmirësoheshin.
Burimi: Omni/TT/TCO
Link: https://tt.omni.se/politisk-pajkastning-stoter-bort-valjare/a/WvgQwL
https://tco.se/fakta-och-politik/demokrati/ny-rapport-fran-tco-hard-ton-i-politiken-hotar-demokratin
Written by: admin