Lajme

Vänsterpartiet kërkon rritjen e ndihmës për fëmijët dhe strehimin “Barnbidraget” dhe “bostadsbidragut”

todayApril 28, 2026 26

Background
share close

Vänsterpartiet ka propozuar rritjen e ndihmës për fëmijët me 500 korona suedeze në muaj, duke filluar nga qershori. Partia prezantoi këtë propozim të martën gjatë publikimit të buxhetit të saj pranveror.

Sipas Vänsterpartiet, shumë familje në Suedi po përballen me rritje të mëdha të kostove të jetesës. Partia paralajmëron se situata mund të vështirësohet edhe më shumë për shkak të ndikimeve ekonomike nga lufta në Iran.

Në krahasim me buxhetin e qeverisë, Vänsterpartiet dëshiron të investojë 7.3 miliardë korona për rritjen e barnbidragut, pra ndihmës financiare për fëmijët.

Liderja e partisë, Nooshi Dadgostar, deklaroi sipas agjencisë TT:

“Të gjitha vendet e tjera nordike e kanë rritur.”

Përveç rritjes së ndihmës për fëmijët, partia kërkon edhe rritjen e bostadsbidragut, ndihmës për strehim, si dhe subvencionimin e transportit publik për qytetarët.

Vänsterpartiet planifikon që këto masa t’i financojë përmes një takse të re ndaj bankave, të cilat sipas partisë po realizojnë “fitime të mëdha të tepërta”.

Burimi: Omni/TT/ETC

Link: https://www.etc.se/inrikes/v-vill-hoeja-barnbidraget-med-500-kronor

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%