Lajme

Rregulla të reja për udhëtimet ajrore nga 19 maji: bagazhi i dorës mund të kushtojë ekstra

todayApril 28, 2026 136

Background
share close

Nga data 19 maj hyjnë në fuqi ndryshime të reja në rregullat e disa linjave ajrore, të cilat mund të sjellin kosto shtesë për pasagjerët që udhëtojnë me çmime të lira.

Sipas raportimeve nga media belge Standart, kompania Brussels Airlines po ndryshon strukturën e saj të biletave për linjat e shkurtra dhe të mesme.

Bileta më e lirë, e quajtur “Economy Basic”, do të përfshijë vetëm një send personal falas, si për shembull një çantë laptopi. Kjo do të thotë se një valixhe e zakonshme kabine nuk do të jetë më e përfshirë në çmimin bazë.

Deri tani, në tarifën “Economy Light”, pasagjerët mund të merrnin me vete një send personal dhe një bagazh kabine me përmasa deri në 55 x 40 x 23 cm. Ndërsa sendi personal mund të ishte deri në 40 x 30 x 15 cm.

Modeli i ri fillimisht po testohet nga 28 prilli dhe do të zbatohet në disa linja të zgjedhura për udhëtime nga 19 maji, sipas zëdhënësit të kompanisë, Nico Cardone. Më pas planifikohet që të shtrihet në të gjithë rrjetin europian të fluturimeve të Brussels Airlines.

Pas ndryshimeve, pasagjerët në klasën ekonomike do të kenë katër lloje biletash për të zgjedhur, ndërsa klasa biznes do të ketë tre opsione.

Sipas kompanisë, kjo strukturë e re e biletave “ofron një zgjedhje më të qartë dhe transparente, të përshtatur sipas nevojave të secilit udhëtar”.

Këto ndryshime nuk po ndodhin vetëm te Brussels Airlines. Edhe kompanitë e tjera që janë pjesë e grupit Lufthansa po ndjekin të njëjtin model, përfshirë Lufthansa, Swiss, Austrian Airlines, Discover Airlines, Lufthansa City Airlines dhe Air Dolomiti.

Për udhëtarët nga Suedia, kjo do të thotë se duhet të jenë më të kujdesshëm kur rezervojnë bileta, qoftë për udhëtime të shkurtra, punë apo pushime.

Disa linja ajrore tashmë kanë bërë që edhe bagazhi i dorës të jetë shërbim me pagesë shtesë, dhe tani grupi Lufthansa po e zgjeron më tej këtë praktikë.

Burimi: Dagens

Link: https://www.dagens.se/nyheter/nya-reseregler-infors-den-19-maj-nu-borjar-det-kosta-pengar

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%