Lajme

33 juristë paralajmërojnë: Suedia po rrezikon shtetin ligjor

todayApril 29, 2026 24

Background
share close

Një grup prej 33 juristësh suedezë kanë ngritur alarmin për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në Suedi. Në një shkrim të publikuar në DN Debatt, ata thonë se vendi po kalon ndryshimin më të madh të sistemit gjyqësor në kohët moderne dhe paralajmërojnë se Suedia po i afrohet një dobësimi serioz të shtetit ligjor.

Sipas juristëve, shumë parime të rëndësishme të shtetit ligjor po dobësohen me shpejtësi. Ata kritikojnë faktin se gjatë viteve të fundit janë miratuar shumë ligje që kufizojnë të drejtat e qytetarëve, pa u bërë analiza të plota për pasojat që këto ligje mund të kenë në shoqëri dhe në demokraci.

“Në po bien kambanat e alarmit. Pyetja është kur do të dëgjojnë politikanët”, shkruajnë ata në artikull.

Juristët shprehen gjithashtu të shqetësuar për mënyrën se si po trajtohen kritikat juridike. Sipas tyre, kundërshtimet dhe paralajmërimet e ekspertëve të ligjit, në hetime shtetërore apo në opinionet e Këshillit Legjislativ, po hidhen poshtë nga politikanët duke u quajtur “aktivizëm” ose thjesht “mendime personale”.

Ata paralajmërojnë se dobësimi i shtetit ligjor mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në demokraci.

“Nëse gërryhen parimet e shtetit ligjor, fillon të dobësohet edhe demokracia. Dhe nëse dobësohen institucionet demokratike, atëherë minohet edhe vetë shteti ligjor. Sot po shohim shenja shqetësuese në të dy drejtimet”, shkruajnë juristët.

Mes nënshkruesve të artikullit janë disa profesorë dhe docentë të njohur nga universitetet suedeze, përfshirë:

  • Ulrika Andersson, profesore e së drejtës penale në Universitetin e Lundit
  • Patrik Bremdal, docent i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Uppsalës
  • Håkan Gustafsson, profesor i teorisë së përgjithshme juridike në Universitetin e Göteborgut
  • Cyril Holm, docent i teorisë së përgjithshme juridike në Universitetin e Karlstadit
  • Tormod Johansen, docent i së drejtës publike në Universitetin e Göteborgut

Përveç tyre, artikulli është nënshkruar edhe nga 28 juristë të tjerë.

Burimi: DN

Link: https://www.dn.se/debatt/larmet-ljuder-satt-stopp-for-nedmonteringen-av-rattsstaten/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%