Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Parlamenti suedez ka miratuar sot rregulla më të ashpra për marrjen e shtetësisë suedeze. Vendimi është votuar pas një debati të fortë politik, ku opozita kërkoi që të vendoseshin rregulla kalimtare për personat që kanë aplikuar për shtetësi sipas ligjeve të vjetra.
Sipas opozitës, shumë njerëz kanë pritur prej vitesh përgjigje për aplikimet e tyre dhe tani do të preken nga rregullat e reja, edhe pse kanë aplikuar më herët.
Deputetja e Partisë së Gjelbër, Annika Hirvonen, tha gjatë debatit se:
“Dhjetëra mijëra njerëz që tashmë janë në sistem janë mashtruar.”
Ajo theksoi se vendimi do të ketë pasoja të mëdha për personat që kanë pritur gjatë për një vendim nga autoritetet suedeze.
Propozimi për rregulla kalimtare u rrëzua në parlament me një rezultat shumë të ngushtë: 147 vota kundër dhe 146 pro.
Partia Socialdemokrate (S) votoi pro pjesës më të madhe të ligjit të ri, por kishte kundërshtime për disa pjesë, veçanërisht për mënyrën se si është formuluar kërkesa për vetëmbajtje ekonomike.
Ndërkohë, Partia e Majtë (V) dhe Partia e Gjelbër (MP) kërkuan që një pjesë e madhe e propozimit të hiqej plotësisht.
Moderaterna mbrojti ndryshimet duke thënë se rregullat e reja do të ndihmojnë për të ndaluar personat kriminalë që të marrin shtetësinë suedeze.
Ministri i Migracionit, Johan Forsell nga Moderaterna, deklaroi për Omni se ligji i ri do t’i japë shërbimit suedez të sigurisë, Säpo, “më shumë kohë për të zbuluar persona që mund të përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe që aplikojnë për shtetësi suedeze.”
Burimi: Riksdagen/Altinget/Omni
Link: https://www.riksdagen.se/sv/webb-tv/video/beslut/beslut-skarpta-krav-for-svenskt-medborgarskap_hdc320260429sfu28/?pos=118&autoplay=true
https://www.altinget.se/rikspolitik/artikel/klart-kraven-for-medborgarskap-skarps
https://omni.se/oppositionen-tiotusentals-personer-har-blivit-lurade/a/43ElOR
Written by: admin