Lajme

Suedia ashpërson rregullat për shtetësinë: kërkohet 241 800 kr në vit dhe provim. Rregullat vlejnë edhe për ata që kanë aplikuar më parë

todayApril 29, 2026 263

Background
share close

Parlamenti suedez ka miratuar dje rregulla më të ashpra për marrjen e shtetësisë suedeze, shkruan Altinget. Vendimi është marrë pavarësisht se Këshilli Ligjor (Lagrådet) kishte këshilluar qeverinë të mos e çonte përpara këtë propozim.

Sipas rregullave të reja:

  • Personat që kanë mbushur 16 vjeç duhet të kalojnë një provim për shtetësinë në gjuhën suedeze dhe në njohuri për shoqërinë suedeze
  • Kërkohet që personi të ketë jetuar në Suedi të paktën 8 vjet, në vend të 5 viteve si më parë
  • Kërkohet gjithashtu një të ardhur vjetore prej 241 800 kronash për të marrë shtetësi

Rregullat e reja do të vlejnë edhe për personat që kanë aplikuar më parë për shtetësi (pra edhe në mënyrë retroaktive).

Opozita kërkoi që të vendoseshin rregulla kalimtare për ata që tashmë kanë aplikuar, por kjo kërkesë u hodh poshtë në votim me 147 vota kundër dhe 146 pro.

Burimi: Altiget/Omni/TT

Link: https://www.altinget.se/rikspolitik/artikel/klart-kraven-for-medborgarskap-skarps

https://tt.omni.se/medborgarskapskrav-skarps-utan-overgangsregler/a/vrkGew

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%