Lajme

806 kandidatë politikë të dënuar për krime në zgjedhjet e vjeshtës. SD partia me më shumë raste

todayApril 30, 2026 7

Background
share close

Një hulumtim i publikuar nga gazeta suedeze Dagens ETC ka zbuluar se 806 kandidatë politikë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e vjeshtës në nivele të ndryshme në Suedi, janë dënuar për vepra penale gjatë viteve të fundit.

Sipas gazetës, janë kontrolluar gjithsej 49.226 persona të regjistruar si kandidatë pranë Autoritetit Zgjedhor suedez. Emrat e tyre janë krahasuar me bazën juridike Acta Publica, ku janë gjetur 987 vendime gjyqësore ndaj kandidatëve politikë.

Nga hulumtimi rezulton se kandidatët janë dënuar për krime të ndryshme, përfshirë trafik droge, armëmbajtje pa leje, pornografi me fëmijë, ngacmim seksual, përvetësim parash dhe blerje të shërbimeve seksuale.

Kur bëhet krahasimi mes partive politike, Demokratët e Suedisë (SD) dalin dukshëm mbi partitë e tjera. Sipas të dhënave, 3,3% e kandidatëve të SD-së kanë qenë të dënuar për vepra penale.

Ndërkohë, te Partia e Gjelbër, Partia e Qendrës dhe Socialdemokratët, vetëm 1,1% e kandidatëve rezultojnë të kenë dënime penale.

Politologia suedeze Jenny Madestam e quajti këtë rezultat një “paradoks” për SD-në.

“Ata duan të shfaqen si një parti e ashpër kundër kriminalitetit, por në të njëjtën kohë tregojnë tolerancë më të madhe kur bëhet fjalë për njerëzit e tyre”, tha ajo.

Burimi: Dagens ETC/Sverigesradio/Expressen/Omni

Link: https://www.etc.se/story/stor-granskning-sd-har-valets-mest-kriminella-politiker-8tycdfu6

https://www.sverigesradio.se/artikel/domda-aktivister-kandiderar-till-riksdagen-for-v-och-mp

https://www.expressen.se/nyheter/politik/domda-aktivisterna-som–kandiderar-till-riksdagen/

https://omni.se/806-politiker-i-hostens-val-brottsdomda-sd-star-ut/a/GxP25V

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%