Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nëse i mban paratë e tua të investuara në fonde, nuk je i vetmi. Shumë njerëz në Europë kur situata ekonomike bëhet e paqëndrueshme, fillojnë të shqetësohen dhe duan t’i tërheqin kursimet e tyre nga fondet. Por tani po vijnë rregulla të reja nga Bashkimi Europian që ndryshojnë mënyrën si funksionojnë fondet në kohë krize.
Gjatë pandemisë, ndodhi që shumë investitorë donin të shisnin fondet në të njëjtën kohë. Kjo krijoi një problem të madh, të quajtur krizë likuiditeti, sidomos te fondet e obligacioneve të kompanive. Kjo ndodh kur shumë njerëz kërkojnë t’i marrin paratë njëkohësisht, por fondi nuk arrin t’i shesë shpejt investimet (si obligacionet) ose nuk i shet dot me çmim të drejtë për të kthyer paratë e të gjithëve.
Ekspertët thonë se për kursimet afatgjata nuk është gjithmonë mirë të reagosh me panik.
“Gjatë periudhave shumë të gjata të kursimit, nuk ka shumë rëndësi nëse ka periudha të përkohshme turbulence. Për shumicën është më mirë të vazhdojnë të kursejnë dhe të mendojnë afatgjatë,” thotë Fredrik Hård nga Fondbolagets förening për SVT.
Çfarë ndryshon nga 1 korriku?
Nga data 1 korrik hyjnë në fuqi rregulla të reja të BE-së që kanë qëllim të ndihmojnë fondet të përballojnë situata krize dhe të mbrojnë investitorët.
Sipas këtyre rregullave, kompanitë e fondeve do të kenë mundësi të ndalojnë ose të kufizojnë tërheqjet e parave nga fondet për një periudhë më të gjatë kohe nëse ndodh krizë.
Kjo mund të duket si gjë negative për kursimtarët, por autoritetet thonë se është më mirë sesa fondi të detyrohet të mbyllet plotësisht.
“Alternativa mund të jetë që fondi të mbyllet krejtësisht për shkak të krizës së likuiditetit,” thotë Fredrik Pettersson, analist në Fondbolagens förening për Privata Affärer.
Sipas tij, kjo masë do të përdoret vetëm në raste të rënda, kur ka shumë pasiguri në treg, stres të madh dhe shumë investitorë që tërheqin paratë në të njëjtën kohë.
Ndryshim tjetër i rëndësishëm
Nuk është ky i vetmi ndryshim. Sot, kur shet fondet, zakonisht nuk je ti që paguan drejtpërdrejt për të gjithë koston e transaksionit. Por kjo do të ndryshojë.
Në të ardhmen, personi që bën transaksionin do të mbajë më shumë përgjegjësi për kostot.
“Si investitor në fonde, duhet të jesh i sigurt që të gjithë trajtohen në mënyrë të barabartë,” thotë Fredrik Pettersson për Privata Affärer.
Burimi: Nyeher24
Written by: admin