Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjashtë nga tetë liderët e partive politike në Suedi thanë se janë pro uljes së taksës së karburantit gjatë debatit të liderëve në SVT.
Liderja e Partisë së Gjelbër (Miljöpartiet), Amanda Lind, ishte kundër këtij propozimi. Ajo tha se ajo që e quajti “politika kundër elektrifikimit” e qeverisë ka bërë që Suedia të varet më shumë nga karburantet fosile.
“Ju keni thelluar varësinë e suedezëve nga lëndët fosile. Dhe kjo është natyrisht një dështim i madh”, tha Amanda Lind.
Edhe liderja e Vänsterpartiet, Nooshi Dadgostar, tha jo ndaj uljes së taksës së karburantit.
Lideri i Sverigedemokraterna (SD), Jimmie Åkesson, tha se do të bëjë fushatë për uljen e taksave të energjisë deri në nivelin minimal të Bashkimit Evropian.
“Ne kemi disa parti që mendojnë se është më e rëndësishme të shpëtojmë botën, dhe të tjera që mendojnë se është më e rëndësishme të shpëtojmë pjesën tonë të botës këtu dhe tani”, tha Åkesson.
Liderja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, tha se ajo është pro uljes së taksës së karburantit dhe se dëshiron, ndër të tjera, të ndajë çmimet e gazit nga çmimet e energjisë elektrike.
“Ne kemi nevojë për një plan mbrojtës për popullin suedez”, tha Magdalena Andersson.
Burimi: SVT
Link: https://www.svtplay.se/video/e9d36kv/agenda/partiledardebatt-med-for–och-eftersnack?position=6604
Written by: admin