Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria e Suedisë ka dorëzuar një projektligj në parlament, ku propozon që më shumë persona të mund të refuzohen për leje qëndrimi nëse kanë “mangësi në mënyrën e jetesës dhe sjelljes së rregullt”. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar për shtyp.
Ministri i migracionit, Johan Forssell, tha se shumica e njerëzve që vijnë në Suedi sillen mirë dhe bëhen pjesë e shoqërisë. Por ai theksoi se ata që kryejnë krime ose nuk respektojnë rregullat, nuk mund të presin të qëndrojnë në vend.
“Ai që vjen këtu dhe kryen krime ose sillet keq, e ka humbur mikpritjen suedeze. Suedia nuk është një shoqëri pa kërkesa”, u shpreh ministri.
Sipas qeverisë, “sjellja e papërshtatshme” nuk lidhet vetëm me krimet. Ajo mund të përfshijë edhe raste kur një person nuk zbaton vendimet e institucioneve, abuzon me ndihmat sociale, konsiderohet rrezik për sigurinë, ose ka borxhe të papaguara.
Qeveria thekson se qëllimi i këtij ligji është që të vendosen kërkesa më të qarta për ata që duan të jetojnë në Suedi dhe të sigurohet që të gjithë të respektojnë rregullat e shoqërisë.
Burimi:Regeringen/Aftonbladet
Link: https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/05/regeringen-gar-nu-vidare-med-ett-nytt-vandelskrav/?mtm_campaign=Pressmeddelande&mtm_source=Pressmeddelande&mtm_medium=email
https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/Rr77qd/aftonbladet-direkt?pinnedEntry=1461665
Written by: admin