Lajme

Suedia propozon mbikëqyrje elektronike për fëmijët nga 13 vjeç

todayMay 8, 2026 17

Background
share close

Qeveria suedeze ka paraqitur një propozim të ri ligjor që synon të ndalojë përfshirjen e fëmijëve dhe të rinjve në bandat kriminale. Sipas këtij propozimi, fëmijët dhe të rinjtë nga mosha 13 vjeç do të mund të mbikëqyren elektronikisht, edhe nëse nuk kanë kryer ndonjë krim.

Camilla Waltersson Grönvall tha se kjo masë do të përdoret vetëm kur të gjitha masat më të lehta të shërbimeve sociale kanë dështuar.

“Kjo është një ndërhyrje që do të përdoret vetëm kur mënyrat më pak të ashpra janë provuar dhe nuk kanë funksionuar”, u shpreh ajo.

Qeveria suedeze llogarit se rreth 50 deri në 100 fëmijë dhe të rinj mund të përfshihen në këtë formë mbikëqyrjeje.

Sipas ministres, mbikëqyrja nuk do të bëhet me pajisje elektronike në këmbë, si ata që përdoren për personat e dënuar. Në vend të tij do të përdoren pajisje më pak stigmatizuese, si një orë dore ose pajisje të tjera elektronike.

Qëllimi i kontrollit elektronik është të sigurohet që fëmija ose i riu të qëndrojë në shtëpi gjatë orareve të caktuara nga shërbimet sociale. Masa do të përdoret vetëm kur ekzistojnë arsye të forta për të besuar se, pa këtë mbikëqyrje, i mituri mund të përfshihet në kriminalitet.

Vendimi për mbikëqyrje elektronike nuk do të merret drejtpërdrejt nga shërbimet sociale. Fillimisht, sociali duhet të bëjnë kërkesë, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë gjykata administrative.

Statens institutionsstyrelse (Sis) do të jetë institucioni përgjegjës për kontrollin e mbikëqyrjes elektronike. Sipas propozimit, kjo masë mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.

Në rast se një fëmijë largohet ose shmang kontrollin elektronik, policia do të ketë detyrën të ndërhyjë dhe ta gjejë.

Qeveria suedeze thekson se kjo masë nuk është ndëshkim, por një mënyrë për të parandaluar masa më të rënda në të ardhmen, si largimi i fëmijës nga familja sipas ligjit suedez për mbrojtjen e fëmijëve, të njohur si LVU.

Propozimi ka marrë kritika të forta nga disa institucione dhe organizata që kanë dhënë mendime gjatë procesit. Ata e konsiderojnë këtë një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj fëmijëve që nuk janë as të dyshuar dhe as të dënuar për vepra penale.

Megjithatë, ministrja Camilla Waltersson Grönvall tha se masa është e nevojshme për të mbrojtur të rinjtë nga bandat kriminale.

“Të rinj të dënuar më kanë treguar se kur mbajnë pajisje GPS, rrjetet kriminale nuk duan të afrohen pranë tyre”, tha ajo.

Edhe Martin Melin mbështeti propozimin. Ai tha se takon shumë prindër që kërkojnë ndihmë më të fortë nga shteti.

Ka prindër që thonë: “Më ndihmoni, nuk mund ta mbroj fëmijën tim”, deklaroi ai.

Tani propozimi do t’i dërgohet Këshillit Ligjor për shqyrtim. Ende nuk është caktuar një datë se kur ligji mund të hyjë në fuqi, pasi Sis është ende duke siguruar teknologjinë e nevojshme për mbikëqyrjen elektronike.

Burimi:Aftonbladet

Link:https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/8p567G/barn-fran-13-ar-kan-overvakas-elektroniskt?utm_medium=SocialEchobox&utm_source=Facebook&fbclid=IwdGRjcARqVlBjbGNrBGpWTWV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHrwxDdDhSfZrJGtlqcD14kAu41H6TLkAGCls_B9_AaH-wTryhqPsUCZx6YTx_aem_2YxvahBVd3Mx9QbFYY9X4A

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%