Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze ka njoftuar se pagesat e mbështetjes për energjinë elektrike do të fillojnë në fillim të muajit qershor. Sipas njoftimit për shtyp, shumica e familjeve që kanë të drejtë të përfitojnë nga kjo ndihmë do t’i marrin paratë para festës së Mesverës, Midsommar.
Kjo mbështetje vlen për konsumin e energjisë elektrike gjatë muajve janar dhe shkurt të vitit 2026. Shuma që do të marrë çdo familje do të varet nga sasia e energjisë që ka përdorur gjatë kësaj periudhe.
Ministrja suedeze e energjisë dhe ekonomisë, Ebba Busch nga partia Kristdemokraterna (KD), tha se qeveria po vepron shpejt për të ndihmuar familjet në Suedi përballë kostove të energjisë.
Sipas qeverisë, në total do të shpërndahen rreth 3.4 miliardë korona suedeze për këtë mbështetje.
Burimi: Regeringen
Link: https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/05/utbetalningarna-av-elstodet-startar-i-juni/?mtm_campaign=Pressmeddelande&mtm_source=Pressmeddelande&mtm_medium=email
https://www.regeringen.se/regeringens-politik/energi/fragor-och-svar-om-det-tillfalliga-el–och-gasstodet/
Written by: admin