Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga 1 maji 2026, Suedia ka vendosur rregulla më të ashpra për njohjen dhe konvertimin e patentave të huaja. Autoriteti suedez i transportit, Transportstyrelsen, thotë se ka marrë masa për të ndalur atë që quhet “turizëm i patentave”.
Deri tani, një person që kishte patentë nga një vend i Bashkimit Europian ose nga vendet e EES-it si Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni mund ta ndërronte lehtësisht patentën me një suedeze, mjaftonte të ishte banor i përhershëm në Suedi.
Por në praktikë, shumë persona që kishin patentë të marrë fillimisht jashtë Europës shfrytëzonin një rrugë tjetër. Ata shkonin në një vend tjetër europian ku rregullat për ndërrimin e patentës janë më të lehta se në Suedi, e konvertonin patentën atje dhe më pas e ndërronin përsëri në Suedi me patentë suedeze.
Sipas autoriteteve suedeze, kjo ka krijuar probleme për sigurinë në trafik, sepse disa drejtues mjetesh nuk kishin bërë provime të plota teorike dhe praktike sipas standardeve europiane.
Për këtë arsye, nga data 1 maj, Transportstyrelsen ka të drejtë të refuzojë konvertimin e këtyre patentave.
“Për ne është shumë e rëndësishme që personat që marrin patentë suedeze të kenë njohuritë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të drejtuar automjetin,” deklaroi Ted Snölilja, hetues i specializuar në Transportstyrelsen.
Kjo çështje ishte ngritur nga autoritetet suedeze që në vitin 2024. Atëherë u zbulua se më shumë se 3 mijë persona kishin marrë patentë suedeze gjatë një viti pa bërë provim drejtimi në Europë.
Pas këtij zbulimi, Transportstyrelsen kërkoi ndryshim të ligjit nga qeveria suedeze dhe tani ndryshimet kanë hyrë zyrtarisht në fuqi.
Sipas rregullave të reja, patentat e EES-it që në origjinë janë marrë në vende jashtë Europës do të njihen në Suedi vetëm në tre raste:
Autoritetet suedeze besojnë se me këto ndryshime do të ulet numri i personave që konvertojnë patentat përmes rrugëve alternative dhe më shumë njerëz do të detyrohen të japin provimet zyrtare pranë Trafikverket Förarprov në Suedi.
Transportstyrelsen ka bërë të ditur se do ta ndjekë nga afër situatën për të parë nëse rregullat e reja do të japin rezultatet e pritura në rritjen e sigurisë rrugore.
Burimi: Marcusoscarsson
Link: https://marcusoscarsson.se/just-nu-manga-kan-nekas-korkort-ny-regel-infors/
Written by: admin