Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Moderaterna premton se policia do të ketë 10 mijë kamera mbikëqyrjeje deri në vitin 2030, nëse partia fiton zgjedhjet.
Këtë e deklaruan kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe ministri i Drejtësisë Gunnar Strömmer gjatë një vizite në Skåne, shkruan SVT Nyheter Skåne.
Aktualisht, objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2027 të vendosen të paktën 5 mijë kamera sigurie. Por Moderaterna dëshiron që në tre vitet pasuese ky numër të dyfishohet dhe të arrijë në 10 mijë kamera deri në vitin 2030.
Sipas Brottsförebyggande rådet (Brå), kamerat e mbikëqyrjes ndihmojnë në parandalimin e krimeve si vjedhjet me thyerje. Megjithatë, ato nuk kanë treguar efekt të madh në ndalimin e krimeve të dhunshme.
Burimi: SVT
Link: https://www.svt.se/nyheter/lokalt/skane/valloftet-fran-m-dubbelt-sa-manga-overvakningskameror-till-2029
Written by: admin