Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Numri i personave të papunë në Suedi ka vazhduar të ulet edhe gjatë muajit prill. Sipas shifrave të reja të publikuara nga Arbetsförmedlingen, papunësia ka rënë me afro 20 mijë persona dhe tani është në nivelin 6,5%.
Kjo rënie është vazhdim i zhvillimit pozitiv që është parë që nga fillimi i këtij viti. Në muajin mars papunësia ishte 6,9%, ndërsa në prill kishte zbritur në 6,6%, për të arritur tani në 6,5%.
Shefi i parashikimeve në Arbetsförmedlingen, Lars Lindvall, tha në një komunikatë për media se tregu i punës në Suedi po zhvillohet sipas pritjeve të institucionit, edhe pse situata ndërkombëtare vazhdon të jetë e pasigurt.
“Në përgjithësi po shohim se zhvillimi në tregun e punës deri tani po ndjek parashikimin tonë të bërë në dhjetor, pavarësisht pasigurisë në botë”, u shpreh ai.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe është ulur edhe numri i njoftimeve për largime nga puna, gjë që shihet si një sinjal pozitiv për tregun suedez të punës.
Burimi: Arbetsformedlingen
Link: https://arbetsformedlingen.se/om-oss/press/pressmeddelanden?id=CD5DB6A0D68E0819&pageIndex=1&year=0&uniqueIdentifier=
Written by: admin