Lajme

Swish sjell funksion të ri për ndarjen e shpenzimeve

todayMay 13, 2026 125

Background
share close

Më 11 maj 2026, shërbimi suedez i pagesave Swish prezantoi një funksion të ri që pritej prej shumë përdoruesve.

Shumë njerëz përballen shpesh me situata ku duhet të ndajnë shpenzime me miqtë apo familjarët, si pagesa e faturës në restorant, blerja e një dhurate së bashku ose blerja e biletave. Por për shumë persona është e sikletshme t’u kërkojnë të tjerëve paratë që u detyrohen, sepse kanë frikë se mos duken koprracë.

Për këtë arsye, Swish ka sjellë një funksion të ri që e bën më të lehtë ndarjen e pagesave.

Tani përdoruesit mund të dërgojnë kërkesa për pagesë deri në 10 persona njëkohësisht dhe të shohin direkt në aplikacion kush ka paguar dhe kush jo.

Si funksionon?

Përdoruesi vendos shumën totale që duhet paguar dhe zgjedh personat që do ta ndajnë atë shumë. Më pas, secili person merr një kërkesë në aplikacion dhe mund të zgjedhë nëse do të paguajë me Swish ose ta refuzojë kërkesën.

Sipas një sondazhi të bërë nga Novus për Swish, dy nga tre suedezë kanë ndarë një shpenzim gjatë muajit të fundit. Shpenzimet më të zakonshme kanë qenë faturat në restorante, dhuratat dhe biletat.

Drejtori ekzekutiv i Swish, Urban Höglund, tha se kompania po punon vazhdimisht për ta bërë jetën e përditshme më të lehtë për përdoruesit.

Ai theksoi se funksioni i ri e bën procesin më të thjeshtë dhe më të qartë për personin që paguan fillimisht për grupin.

Në të njëjtin sondazh, gjysma e të rinjve nga mosha 18 deri në 29 vjeç thanë se ndihen në siklet t’ua kujtojnë miqve borxhin, sepse kanë frikë se mund të duken koprracë.

Sipas Urban Höglund, kërkimi i parave nga miqtë mund të jetë i vështirë dhe i pakëndshëm, ndërsa me funksionin e ri aplikacioni e bën këtë automatikisht për përdoruesin.

Burimi: Marcusoscarsson

Link: https://marcusoscarsson.se/ny-efterlangtad-funktion-i-swish/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%