Lajme

Zemërim ndaj bankave në Suedi: Ministrja e Financave kritikon vonesat në uljen e interesave

todayMay 14, 2026 13

Background
share close

Elisabeth Svantesson ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po veprojnë bankat suedeze me normat e interesit për kreditë bankare.

Në një deklaratë për gazetën Expressen, ministrja tha se bankat janë shumë të shpejta për të rritur interesat për qytetarët sa herë që kushtet e tregut ndryshojnë, por tregohen të ngadalta kur vjen momenti për t’i ulur ato.

“Besoj se jemi shumë njerëz që ndiejmë një zemërim të madh kur shohim se si sillen bankat kur vendosin normat e interesit”, shkroi ajo.

Svantesson u bëri thirrje qytetarëve në Suedi që të negociojnë me bankat e tyre dhe të kërkojnë kushte më të mira për kreditë.

Gjatë pranverës, disa banka rritën interesat për kreditë hipotekare me normë të ndryshueshme, duke arsyetuar se rritja e normave të tregut kishte shtuar kostot e tyre. Por tani që normat e tregut kanë rënë sërish, bankat ende nuk kanë ndërmarrë hapa për të ulur interesat për klientët.

Burimi:Expressen/TV4

Link: https://www.expressen.se/ekonomi/svantessons-ilska-mot–storbankerna-helig-vrede/

https://www.expressen.se/ekonomi/storbankerna-darfor-sanker–vi-inte-den-rorliga-borantan/

https://www.tv4.se/artikel/5Cdrlh6SwJjtBLPvYQhluO/frida-bratt-nu-boer-storbankerna-saenka-den-roerliga-raentan

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%