Lajme

Politikanët paralajmërojnë: Ulja e ndihmave sociale mund të shtyjë të rinjtë drejt kriminalitetit

todayMay 18, 2026 21

Background
share close

Kufiri i ri për ndihmat sociale, që qeveria suedeze dhe partia SD planifikojnë të vendosin, po shkakton debat të madh në Suedi. Sipas politikanëve përgjegjës për çështjet sociale në Stokholm, Goteborg dhe Malmo, kjo reformë mund të godasë rëndë familjet me fëmijë dhe të çojë në rritje të kriminalitetit tek të rinjtë.

Ata i referohen përvojës së Danimarkës, ku ulja e ndihmave sociale, sipas tyre, pati pasoja serioze për të rinjtë.

“U pa shumë qartë se ndodhën dy gjëra: fëmijët dhe të rinjtë nisën të merreshin me vjedhje dhe shumë prej tyre lanë shkollën”, tha Alexander Ojanne, këshilltar për çështjet sociale dhe sigurinë në Stokholm.

Megjithatë, ministrja suedeze e Sigurimeve Shoqërore, Anna Tenje, nuk pajtohet me këtë shqetësim. Ajo thekson se reforma suedeze është ndryshe nga ajo që u zbatua në Danimarkë.

“Këto reforma krijojnë më shumë mundësi dhe nuk rrisin rrezikun për kriminalitet”, u shpreh ajo.

Sipas planit të qeverisë, ndihma ekonomike për familjet do të ulet. Gjithashtu, komunat nuk do të kenë më mundësi të bëjnë përjashtime lokale për të kompensuar kostot më të larta të jetesës, siç ndodh në qytetet e mëdha ku çmimet janë më të larta.

Burimi: Sverigesradio/TT/Omni/Expressen

Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/storstader-varnar-bidragstak-kan-oka-ungdomskriminalitet

https://www.expressen.se/nyheter/politik/regeringen-haller-presstraff-om-bidrag/

https://tt.omni.se/lagforslag-om-bidragstak-klart-150-000-berors/a/JO1e2J

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%