Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Edhe partia Kristdemokrate (KD) në Suedi është shprehur e hapur që adoleshentët që kanë marrë vendim për dëbim të lejohen të qëndrojnë në vend.
Ministri për Çështjet Rurale, Peter Kullgren, tha për gazetën DN se do të ishte diçka pozitive nëse arrihet një zgjidhje e tillë.
“Mund të them se do të ndihej mirë nëse arrijmë ta realizojmë këtë. Besoj se askush nuk dëshiron që të jemi në një situatë të tillë”, u shpreh ai.
Aktualisht, dëbimet e adoleshentëve janë pezulluar përkohësisht deri sa të përgatitet ligji i ri për emigracionin.
Javën e kaluar, ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell, deklaroi se po punohet për një zgjidhje që edhe të rinjtë që tashmë kanë marrë vendim dëbimi të mund të qëndrojnë në Suedi.
Ndërkohë, gjatë pasdites së sotme, edhe kryetari i Demokratëve të Suedisë (SD), Jimmie Åkesson, u shpreh i hapur ndaj idesë që të rinjtë me vendim dëbimi të lejohen të qëndrojnë në vend deri sa ligji i ri të hyjë në fuqi.
Burimi: DN
Link: https://www.dn.se/direkt/2026-05-18/kd-vill-stoppa-tonarsutvisningar/
Written by: admin