Lajme

Länsstyrelsen thotë jo për ndalimin e benzinës në Stokholm

todayMay 19, 2026 31

Background
share close

Länsstyrelsen në Stokholm ka vendosur tani zyrtarisht të rrëzojë vendimin politik për ndalimin e makinave me benzinë dhe naftë në një pjesë të vogël të qendrës së Stokholmit. Ky propozim më parë ishte pezulluar.

Plani ishte që zonat midis Sergels torg dhe Stureplan të përfshiheshin në këtë ndalim të makinave me benzinë dhe naftë.

Në një njoftim për shtyp, Länsstyrelsen thotë se përfitimet që do të sillte kjo zonë mjedisore nuk janë më të mëdha se pasojat ekonomike dhe shoqërore që do të kishte në atë zonë.

Nënkryetari i opozitës në bashkinë e Stokholmit, Dennis Wedin, është i kënaqur me vendimin. Ai e quan këtë plan një “eksperiment të shtrenjtë dhe larg realitetit”.

Vendimi i Länsstyrelsen mund të apelohet (ankimohet) në Transportstyrelsen.

Burimi: TV4/Omni/DN/lansstyrelsen

Link: https://www.tv4.se/artikel/2DTwsIe9lg6LXbV55zDR2S/planerat-foerbud-mot-bensinbilar-i-stockholm-upphaevs

https://www.dn.se/direkt/2026-05-19/lansstyrelsen-stoppar-miljozon-3-i-stockholm/

https://www.lansstyrelsen.se/stockholm/om-oss/om-lansstyrelsen-stockholm/nyheter/nyheter—stockholm/2026-05-19-lansstyrelsen-upphaver-beslut-om-miljozon-3.html

https://omni.se/lansstyrelsen-sager-nej-till-bensinforbud-i-stockholm-city/a/JO6ze4

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%