Lajme

Suedia ashpërson rregullat për ndihmat sociale, kërkohen pesë vite qëndrim

todayMay 20, 2026 108

Background
share close

Parlamenti i Suedisë ka vendosur të ashpërsojë rregullat për përfitimin e ndihmave sociale. Sipas vendimit të ri, nga viti i ardhshëm vetëm familjet që kanë jetuar ligjërisht në Suedi për të paktën pesë vite brenda një periudhe 15-vjeçare do të kenë të drejtë të marrin mbështetje financiare nga shteti.

Rregullat e reja prekin disa forma ndihme, përfshirë pagesën prindërore, shtesat për fëmijë, mbështetjen për të moshuarit, ndihmën për banim dhe shtesat e banimit. Këto përfitime do t’u jepen vetëm personave që kanë jetuar në Suedi për një kohë më të gjatë.

Megjithatë, ligji parashikon edhe një përjashtim për emigrantët që kanë pasur një punë të qëndrueshme për të paktën gjashtë muaj dhe që kanë arritur një nivel të caktuar të ardhurash.

Vendimi është publikuar nga agjencia suedeze TT dhe rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.

Burimi: Omni/TT/Aftonladet

Link: https://tt.omni.se/klubbat-kvalificering-kravs-for-bidrag/a/L46y3Q

https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/M76xAJ/klubbat-kvalificering-kravs-for-bidrag

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%