Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Parlamenti suedez (Riksdagen) ka vendosur që personat me shtetësi të dyfishtë mund të humbasin shtetësinë suedeze në disa raste të veçanta.
Sipas vendimit, shtetësia mund të revokohet nëse një person dënohet për krime që dëmtojnë seriozisht “interesat jetike të Suedisë”.
Meqë kjo është një ndryshim në kushtetutë, ligji nuk hyn menjëherë në fuqi. Duhet edhe një vendim i dytë pas zgjedhjeve për ta miratuar përfundimisht.
Vendimi i miratuar të mërkurën thotë gjithashtu se një person mund të humbasë shtetësinë suedeze nëse e ka marrë atë në mënyrë të gabuar ose me baza të rreme, por vetëm nëse ai person ka edhe një shtetësi tjetër.
Në ndryshimin e kushtetutës nuk shpjegohet saktësisht cilat krime konsiderohen se dëmtojnë “interesat jetike të Suedisë”. Kjo do të përcaktohet më vonë në një ligj të zakonshëm.
Sipas qeverisë, kjo përfshin edhe krime të rënda që lidhen me rrjete kriminale dhe që konsiderohen si “kërcënim për sistemin”.
Partitë V (E Majta) dhe MP (Të Gjelbrit) votuan kundër idesë që shtetësia të mund të hiqet. Partia e Qendrës (C) ishte kundër pjesës që lidhet me krimet.
Burimi: SVT
Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/medborgarskap-ska-kunna-aterkallas-6uxko7
Written by: admin