Lajme

Policia suedeze paralajmëron qytetarët para takimit të madh të NATO-s në Helsingborg

todayMay 21, 2026 165

Background
share close

Policia suedeze u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilentë ndaj përhapjes së thashethemeve dhe informacioneve të rreme gjatë takimit të madh të NATO që po zhvillohet këto ditë në Helsingborg.

Sipas raportimeve të mediave suedeze, policia paralajmëron se gjatë këtij eventi mund të ketë tentativa për sulme kibernetike, përfshirë sulme që mbingarkojnë sistemet digjitale, si dhe fushata dezinformuese të organizuara nga shtete të huaja.

Zëdhënësja e policisë, Evelina Olsson, u bëri apel qytetarëve që të jenë më të vëmendshëm ndaj informacioneve që qarkullojnë dhe të mos besojnë çdo lajm apo postim në rrjetet sociale pa u verifikuar.

“Qëndroni të informuar përmes njoftimeve zyrtare të autoriteteve nëse ndodh ndonjë incident”, deklaroi ajo për gazetën suedeze.

Autoritetet suedeze po ndjekin situatën nga afër gjatë zhvillimit të takimit të NATO-s dhe u kërkojnë qytetarëve të mbështeten vetëm te informacionet zyrtare për të shmangur panikun dhe keqinformimin.

Burimi: Expressen

Link: https://www.expressen.se/nyheter/sverige/polisen-varnar-infor-natomotet-i-helsingborg/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%