Lajme

Zyrtare: Partitë e Marrëveshjes Tidö përgjysmojnë çmimin e abonimeve mujore të transportit publik. Ja datat?

todayMay 26, 2026 67

Background
share close

Qeveria suedeze dhe Demokratët e Suedisë (SD) kanë njoftuar se do të përgjysmojnë çmimin e abonimeve mujore të transportit publik në të gjithë vendin. Masa do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor.

Lajmi u konfirmua gjatë një konference për shtyp të mbajtur pranë një garazh autobusësh në Gustavsberg, në periferi të Stokholmit.

Sipas partive të Marrëveshjes Tidö, ulja e përkohshme e çmimeve është një shtesë ndaj uljeve të mëparshme të taksave për karburantet. Qëllimi i kësaj mase është të lehtësojë kostot për qytetarët dhe të ulë presionin mbi përdorimin e karburanteve.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, tha se vendimi do t’u lërë më shumë para në xhep familjeve suedeze në një periudhë kur lufta po ndikon në rritjen e çmimeve.

“Ky vendim do të thotë më shumë para për qytetarët në një kohë kur lufta po ushtron presion të madh mbi çmimet”, deklaroi ai.

Sipas qeverisë dhe SD-së, kostoja e kësaj nisme për shtetin do të arrijë në rreth 6,5 miliardë korona suedeze. Masa do të zbatohet në të gjithë Suedinë gjatë periudhës gjashtëmujore, nga korriku deri në fund të dhjetorit.

Burimi: SVT/DN/Sverigesradio

Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/tidopartierna-haller-presstraff-om-kollektivtrafiken

https://www.dn.se/direkt/2026-05-26/tidopartierna-presenterar-sitt-forslag-om-manadskort/

https://www.sverigesradio.se/artikel/tidopartierna-vill-halvera-priset-i-kollektivtrafiken-s-kritiserar

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%